Jared Kushner nuk është tërhequr nga Sazani

Nga D V
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Më 7 qershor 2026, ditën e tetë të protestave kundër projektit që planifikohet të ndërtohet në peizazhin e mbrojtur Zvërnec-Nartë, lajmi se dhëndri i presidentit amerikan Trump, Jared Kushner, një prej investitorëve të lidhur me projektin, do të tërhiqet nga një resort i projektuar në Sazan dhe simotra e tij në Zvërnec, për ta dërguar investimin në ishullin grek Mykonos nisi të qarkullonte gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat shqipfolëse.

Deputeti i Partisë Socialiste për Vlorën, Ardit Bido, postoi gjithashtu pretendimin në rrjete sociale, duke qesëndisur se “tani që doli lajmi se Kushner do tërhiqet nga Sazani e Zvërneci për të investuar miliarda euro në Mykonos, çfarë do të thonë ata që thoshin se Greqia nuk ka dorë pas?”

Megjithatë, në rrëmbimin për të bërë lajm sensacional, për këtë pretendim nuk jepet ndonjë provë e qenësishme.

I vetmi burim i cituar është një artikull i vetëm, i botuar më 7 qershor nga portali grek Greek City Times, që mban titullin “Ekskluzive: Jared Kushner braktis Sazanin e Shqipërisë për stimujt grekë të Mykonosit.”

Ndërkohë, vetë artikulli i mësipërm citon “burime të besueshme,” por anonime. I vetmi burim i verifikueshëm që ai citon është një postim në Twitter të një gazetari kosovar që jeton në ShBA të quajtur Fitim Çeku, i cili ka shkruar më 7 qershor:

“Ekskluzive: Kompania e Jared Kushner po planifikon të tërhiqet nga investimi në Sazan. Burime të Gazeta Journal thonë se Greqia ka ofruar kushte të veçanta për të investuar në Mykonos. Detaje ekskluzive nesër nga burimet tona”. /Faktoje.al/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër