Gjykata Penale pranoi garancinë e Stefan Bogojevit prej 55.000 euro dhe e liroi nga paraburgimi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar mbi ankesën me garanci të ofruar nga i dyshuari ish-drejtor i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogojev, të paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 4 qershor të këtij viti, me të cilin, sipas propozimit të prokurorit kompetent, i ishte caktuar masa e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh, solli vendim me të cilin e miratoi ankesën dhe e pranoi garancinë e ofruar nga i dyshuari.

Garancia e përcaktuar përbëhet nga mjete të gatshme në shumën prej 55.000 euro, në kundërvlerë denare në favor të Maqedonisë, e cila depozitohet si garanci për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në vijim të procedurës, njoftoi gjykata.

artikuj të ndërlidhura