Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës, sot miraton buxhetin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor.

Kjo pritet të ndodhë në orën 14:00.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S. i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Vrasja e saj ka nxitur protesta të përditshme në kryeqytet.

artikuj të ndërlidhura