14
Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, informojnë nga LAMM.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
