Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Doha, 17 shtator Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë mbrojtur mirë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ndërsa po përgatitet për një takim me udhëheqësit e tyre në anët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme.

“Dua të di ku janë dhe si po ia dalin. Ne kemi qenë shumë mbrojtës ndaj tyre,” tha Trump për Axios.

Kjo deklaratë vjen në kontekstin e një takimi që pritet të zhvillohet me liderët dhe ministrat e Jashtëm të vendeve si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti dhe Omani – që është parashikura të mbahet të martën e ardhshme në New York.

Sipas burimeve me njohuri të çështjes, të cituara nga Axios, takimi do të fokusohet në hapat e ardhshëm të luftës me Iranin dhe në idetë amerikane për një strategji pas-luftarake.

Administrata Trump po punon mbi një plan “të ditës së nesërme”, i cili pritet të finalizohet pas zgjedhjeve të ndërmjetme amerikane në nëntor.

Departamenti amerikan i Shtetit ka dërguar tashmë ftesat fillestare të mërkurën, dhe sipas një burimi, takimi mund të zgjerohet për të përfshirë edhe udhëheqës të tjerë arabë dhe myslimanë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër