Konflikti për një kafe, detaje nga ngjarja e rëndë me dy viktima në Durrës

nga D. V.

Vrasja në Durrës dyshohet të ketë nisur nga konflikti për një kafe, e ku gjatë debatit Flori Paluçi ka gjuajtur me armë mbi Aranit Kurtin, raporton A2 CNN. Sipas informacioneve të televizionit, pas kësaj 21-vjeçari Daniel Pepa vrau Florin Paluçin.

“Janë konfliktuar për motive të dobëta në lokal për një kafe, “pse nuk e ndez ekspresin”. Pas debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi Daniel Pepa i cili është në kërkim ka qëlluar dhe ka vrarë me armë Flori Paluçin”, raporton gazetari i A2 CNN.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Manzë të Durrësit në një karburant.

 “Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.”, njofton Policia.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More