Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Nga Xh M
1,490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 maj, Zhurnal.mk – Në kongresin e koalicionit VLEN është miratuar pika për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të subjektit politik.

Delegatët e kongresit kanë zgjedhur Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami në postin e bashkryetarëve të VLEN-it.

Po ashtu, për sekretar gjeneral është zgjedhur Bekim Sali, ndërsa në funksionin e nënkryetarëve janë emëruar Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.

Zgjedhja e strukturave të reja drejtuese u bë në kuadër të kongresit të parë të VLEN-it, ku pritet që koalicioni të formalizojë edhe transformimin e tij në një subjekt të vetëm politik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër