​Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo

Nga Xh M
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 maj Zhurnal.mk – Kosova e mirëpret çdo nismë që synon përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, por mbetet skeptike ndaj ideve që mund ta mbajnë atë në një status të ndërmjetëm.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, thotë se përfshirja në Tregun e Përbashkët Evropian mund të jetë hap përpara, por thekson se nuk ka ende detaje të qarta.

“Ne e mirëpresim çdo plan të ri, i cili e ka për synim integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian…

Pozicion i Kosovës është që ne nuk mbështesim kurrfarë propozimi, i cili krijon dhoma të pritjes në BE”, thotë Konjufca.

Konjufca mori pjesë në punimet e forumit të sigurisë GLOBSEC në Pragë, ku edhe foli për REL-in.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër