Konjufca në takim lamtumirës me Palatovën, në fokus integrimi në BE

Nga Xh M
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar Palatovën për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në fund, zëvendëskryeministri Konjufca i ka uruar Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër