Konkluzione të miratuara nga debatet publike për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje: Femicidi të trajtohet si vepra penale më e rëndë

Nga D. V.
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Pas diskutimeve të hollësishme të paraqitura në Debatin publik të mbajtur më 1.12.2025 me temë: “Zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit)”, në vazhdimin e
mbledhjes së 9-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta për Femrave dhe Meshkujve u miratuan këto konkluzione:

1. Ashpërsimi i politikës penale Femicidi të trajtohet si vepra penale më e rëndë, me mundësi të dënimit me burgim të përjetshëm dhe me standarde të qarta të përcaktuara për vlerësimin e rrezikut dhe
parandalimin.
2. Sistem institucional i fortë dhe i përgjegjshëm Të ridizajnohet trupi koordinues me qasje ekspertësh, përgjegjësi ligjore dhe raportim të rregullt (tremujor) për rezultatet.
3. Kuadër dhe profesionalizimi i institucioneve Qendrat për Punë Sociale dhe të gjitha institucionet kompetente të pajisen më tej me kuadër të specializuar, si dhe të vendoset trajnim dhe certifikim i detyrueshëm dhe i vazhdueshëm.
4. Sistem i integruar i të dhënave dhe koordinimit Të vendoset sistem funksional digjital për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, me evidencë të unifikuar dhe monitorim të rregullt.
5. Rritja dhe standardizimi i shërbimeve për viktimat

Të zgjerohet rrjeti i strehimoreve, qendrave të krizës dhe qendrave rajonale, me standarde të qarta, mbulim territorial dhe qasje 24/7 në shërbime.
6. Mbështetje afatgjatë dhe riintegrimi i viktimave Qëndrimi në strehimore dhe ndihma financiare të zgjaten, me masa sistemike për punësim, strehim dhe mbështetje psikososiale falas.
7. Punë sistematike me autorët e veprave Të vendoset trajtim i detyrueshëm psiko-social si masë gjyqësore, ndjekjen e rrezikut të përsëritjes dhe zgjerim i programeve në të gjithë vendin.
8. Financim i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm Të sigurohet një model financiar stabil (shtet – vetëqeverisje lokale – OJQ), i bazuar në shpenzime reale dhe planifikim shumëvjeçar.
9. Parandalimi përmes arsimit dhe vetëdijes publike Të vendosen programe të detyrueshme në arsim dhe fushata të vazhdueshme të orientuara drejt rritjes së vetëdijes publike, si për viktimat ashtu edhe për autorët potencialë.
10. Zbatim i plotë i kornizës ligjore Të miratohen të gjitha aktet nënligjore, të harmonizohet praktika gjyqësore dhe të sigurohet zbatimi i qëndrueshëm i strategjive dhe ligjeve. Vendi ynë ishte ndër vendet e para që nënshkroi Konventën e Stambollit dhe ajo u ratifikua nga Kuvendi në dhjetor 2017, dhe është në fuqi që nga qershori 2018. Me këtë, shteti u zotua të marrë masa legjislative dhe masa të tjera për të siguruar kornizë ligjore,institucionale dhe organizative për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave të dhunës, si dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës. Pas diskutimeve të hollësishme të paraqitura në Debatin publik të mbajtur më 7.4.2026 me temë: “Draft-strategjia nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje 2026–2033”, në vazhdimin e mbledhjes së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujv u miratuan këto konkluzione:
1. Financim i qëndrueshëm dhe institucional i linjave SOS, shërbimeve të specializuara dhe mekanizmave afatgjatë të mbrojtjes.
2. Koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, Vetëqeverisjes Lokale dhe Sektorit Civil, me role të përcaktuara qartë dhe mekanizma detyrues për veprim.
3. Ndihmë e qasshme dhe falas ligjore, psikososiale dhe shëndetësore, strehim emergjent dhe programe për rikuperim afatgjatë dhe fuqizim ekonomik të viktimave.
4. Forcimi i kapaciteteve dhe ndjeshmërisë së institucioneve, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qendrave për Punë Sociale, Gjykatave dhe Prokurorive, për veprim në kohë dhe të duhur.

5. Trajnime të vazhdueshme, të standardizuara dhe të specializuara për policinë, punonjësit socialë, mësimdhënësit, gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistë të tjerë që punojnë me viktimat.

6. Përmirësimi i mbrojtjes gjyqësore dhe ligjore, avancimi i sanksioneve dhe sigurimi i mbështetjes për viktimat me qëllim shmangien e viktimizimit sekondar.
7. Zhvillimi i sistemit nacional për monitorim, përdorimi i të dhënave të anonimizuara dhe mbikëqyrje e rregullt e zbatimit të strategjive dhe masave.
8. Qasje e barabartë në shërbime për të gjitha gratë, veçanërisht për femrat me aftësi të kufizuara, femrat nga zonat rurale, femrat e moshuara dhe femrat viktima të dhunës digjitale.
9. Rregullim i mëtejshëm ligjor i dhunës digjitale dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për veprim në raste të tilla.
10. Përmirësimi i komunikimit ndërsektorial dhe dokumentimit të rasteve ndërmjet të gjithë aktorëve relevantë në sistemin e mbrojtjes.
11. Forcimi i parandalimit përmes arsimit, punës me të rinjtë, përfshirjes së meshkujve dhe zhvillimit të aktiviteteve në zonat rurale.
12. Trajnimi i mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale për njohjen e hershme dhe reagimin në kohë ndaj shenjave të dhunës në familje.
13. Përdorim më i madh i masave për fuqizim ekonomik dhe mbështetje për pavarësinë dhe sigurinë e viktimave.
14. Rishikimi i akteve nënligjore dhe sigurimi i buxhetit transparent, si dhe qasje e qartë strategjike ndaj financimit të shërbimeve.
15. Zhvillimi dhe qasshmëria e shërbimeve të specializuara dhe të licencuara, përfshirë shërbime për persona në krizë, autorët dhe viktimat me nevoja specifike.

Strategjia Nacionale synon të ofrojë sistem funksional, të harmonizuar dhe të qëndrueshëm për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, bazuar në të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Me të vendoset qasje e integruar që lidh kompetenca, shërbime dhe sektorë të ndryshëm në një sistem të përbashkët për parandalim, mbrojtje dhe mbështetje, të bazuar në parimin e kujdesit të duhur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër