Kontrolli i një automjeti në Bërnjak, policia gjen vulë, kontrata dhe disa dokumenteve serbe

nga D. V.

Policia gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë në Bërnjak, ka gjetur një vulë me shkrim serb, disa dokumente të tjera në gjuhën serbë, një kërkesë nga MB e Serbisë e ndër të tjera edhe dy kontrata serbe.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se automjeti drejtohej nga i dyshuari kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit, dokumentet dhe vula janë konfiskuar.

“SPK. Bërnjak  18.02.2026 – 22:25.  Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj.  Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy