Një e vdekur dhe dy të lënduar në vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Nga admin
479 e lexuar
A+A-
Rivendos

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar të martën në autostradën Ibrahim Rugova, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:30 është raportuar për një vetaksident trafiku, ku drejtuesi i veturës, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe ka mbetur në trajtim mjekësor.

Lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë, ndërsa njëra nga pasagjeret, shtetase kosovare, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër