Kos ia përsërit Mucunskit kërkesën për ndryshime kushtetuese të imponuara nga Bullgaria, dhe disa ligje për reforma

Nga B.M
1,071 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel/Shkup, 24 Mars, Zhurnal.mk – Komisionerja Evropiane përgjegjëse për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, dje i ka përsëritur thirrjet e BE-së drejtuar qeverisë dhe parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të përfshirë komunitetin bullgar në Kushtetutën e saj, që është një parakusht që nga viti 2022 në mënyrë që vendi të mund të hapë bisedimet e anëtarësimit në bllokun evropian.

Thirrja u bë gjatë takimit të saj me Ministrin e Punëve të Jashtme, Timco Mucunski, në Bruksel, sipas një zyrtari të Komisionit të BE-së, shkruan Zhurnal.mk.

“Gjatë takimit, Komisionerja Kos inkurajoi Maqedoninë e Veriut të miratojë ndryshime kushtetuese si një parakusht për çdo hap të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit dhe të intensifikojë përpjekjet për reformat kryesore të BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit”, tha një zyrtar i Komisionit Evropian për dtt-net.com.

Kryeministri Hristijan Mickoski po refuzon që të ndryshojë kushtetutën dhe kërkon që së pari Bullgaria dhe BE-në të përmbushin dy kushtet e tij, të cilat kanë të bëjnë me akomodimin e të drejtave të komunitetit maqedonas në Bullgari nga ana e Bullgarisë dhe me marrjen e garancive formale nga Sofja dhe BE-ja mbi identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilat bullgarët refuzojnë t’i njohin.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë frikë se Bullgaria mund ta përdorë përsëri të drejtën e vetos në BE gjatë negociatave të anëtarësimit dhe të vendosë kushte shtesë që mund të lidhen me gjuhën maqedonase dhe historinë, pasi Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe e trajton atë si derivat të gjuhës bullgare.

Sipas zyrtarit të Komisionit të BE-së, Kos dhe Mucuncki diskutuan gjithashtu për “përparimin e vazhdueshëm në planin e veprimit për pakicat dhe standardet e tjera të hapjes për kapitullin 1 të procesit të anëtarësimit, plus marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Kapitulli 1 i negociatave të anëtarësimit ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave.

Zyrari tha se Kos gjithashtu i kërkoi qeverisë në Shkup të përqendrohet në miratimin e një ligji të rishikuar për Këshillin Gjyqësor, kodin zgjedhor, kodin penal dhe kodin e procedurës penale”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër