Kos: Për Serbinë mund të nis një kapitull i ri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 26 tetor, Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.

Ajo ka përgëzuar Listën e Studentëve për fitoren e tyre karshi ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili qëndroi në pushtet për 14 vjet.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ju e bëtë zërin tuaj të dëgjohet! Pas gati dy vitesh protestash për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, qytetarët e Serbisë dolën në numër historikisht të lartë. Urime Listës së Studentëve për fitoren tuaj”, shkroi ajo në platformën sociale, X.

Në vlerësimin e saj, pas kësaj fitoreje, për Serbinë mund të nis një kapitull i ri.

“Dera e BE-së është e hapur dhe ne jemi të gatshëm të ecim përpara së bashku”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër