Studimi: Islami, feja më e përhapur në 2035/ Ndryshon harta. Më shumë myslimanë në Pakistan, Kongo e para për të krishterët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

 Harta fetare e botës pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme në dekadat e ardhshme. Sipas një studimi të ri të Qendrës Kërkimore Pew, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët për nga numri i besimtarëve deri në vitin 2035, duke e renditur Islamin si fenë më të përhapur në botë.

Të dhënat e studimit tregojnë se gratë myslimane kanë mesatarisht tre fëmijë, ndërsa ato të krishtera rreth dy. Vetëm në periudhën 2020–2025, nënat myslimane sollën në jetë rreth 252 milionë fëmijë, kundrejt 208 milionëve nga nënat e krishtera.

Në vitin 2020, në nivel global numëroheshin rreth 2 miliardë e 270 milionë të krishterë dhe 2 miliardë e 20 milionë myslimanë.

Por projeksionet afatgjata tregojnë një ndryshim të ndjeshëm të këtyre raporteve. Deri në vitin 2070, numri i myslimanëve pritet të arrijë në 3.6 miliardë, ndërsa ai i të krishterëve në rreth 2.9 miliardë.

Në këtë skenar, myslimanët do të përfaqësonin 35,8 për qind të popullsisë së përgjithshme botërore, ndërsa të krishterët 29,1 për qind.

Ndryshimet nuk do të kufizohen vetëm te numri i besimtarëve, por edhe te shpërndarja e tyre gjeografike. Afrika Sub-Sahariane pritet të bëhet qendra kryesore e krishterimit, duke pritur më shumë se gjysmën e të krishterëve në botë deri në vitin 2070.

Ndërkohë, Republika Demokratike e Kongos parashikohet të tejkalojë Shtetet e Bashkuara për numrin e popullsisë së krishterë.

Edhe në botën myslimane pritet një ndryshim i rëndësishëm. Pakistani mund të marrë vendin e parë si shteti me numrin më të madh të myslimanëve, duke lënë pas Indonezinë, e cila aktualisht kryeson këtë renditje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër