Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

Nga D. V.
635 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Ajo theksoi se, Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit.

Kos zbuloi se në diskutimet me Hoxhën, fokusi ka qenë te objektivat për sundimin e ligjit.

Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen këto objektiva në mënyrë që të ruhet ritmi në negociata.

“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit”, theksoi Kos.

“Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim”, u shpreh Kos.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, përfundoi Kos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër