Arrestohet një i mitur nga Piroku që drejtonte veturën pa patentë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Gostivar – Më 11.03.2026 rreth orës 22:10, policia e Gostivarit ka arrestuar një të mitur 17-vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës.

Gjatë një kontrolli në rrugën rajonale Gradec–Gostivar, policia ndaloi një veturë “Golf” me targa të Tetovës të cilën e drejtonte i mituri pa patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit publik ai është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar.

artikuj të ndërlidhura