Kosova ka humbur një mundësi të mirë për të marrë përkohësisht kreun e Grupit B3 në Ligën e Kombeve dhe për të mbajtur gjallë shpresat për ngjitjen direkte në Ligën A. Kombëtarja e drejtuar nga Franco Foda është ndalur në një barazim 0-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të krijuara gjatë takimit, “Dardanët” nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës, duke u detyruar të kënaqen me një pikë.
Vështirësitë për Kosovën u shtuan në minutat e fundit të takimit, pasi mesfushori Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me një lojtar më pak për rreth 25 minutat e fundit të ndeshjes.
Ky është barazimi i radhës për Kosovën, e cila tashmë numëron katër ndeshje zyrtare radhazi pa fitore.
Ndeshja e fundit e grupit do ta vendosë përballë Irlandës. Një sfidë vendimtare për “Dardanët”, të cilët synojnë të sigurojnë të paktën vendin e dytë në grup, që garanton qëndrimin në Ligën B dhe një pozicion më të favorshëm në vazon e shortit për kualifikueset e Europianit.

