Kostadinovski: Do t’i pëlqejë dikujt apo jo, Ligji për gjuhët do të zgjidhet

Nga I.A
2,401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – “Do t’i pëlqejë dikujt apo jo, Ligji për gjuhët do të zgjidhet”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një intervistë për TV Sitel, duke theksuar se çështja do të marrë epilog pasi Gjykata të kompletohet. Ai i hodhi poshtë akuzat për mbivotim etnik dhe majorizim, duke nënvizuar se gjyqtarët vendosin mbi bazë të Kushtetutës dhe argumenteve juridike, e jo sipas përkatësisë etnike.

“Unë kam thënë se nuk ka kompromise me askënd në lidhje me zgjidhjen. Ky rast do të zgjidhet, i pëlqeu dikujt apo jo, sepse do të zgjidhet dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjidhja e tij. Shpesh dëgjojmë kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese për mbivotim etnik, për majorizim, ka përfaqësues që kërkojnë parimin e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë kam shprehur qëndrimin tim. Ne aty, pa marrë parasysh etninë – as gjyqtarët shqiptarë, as gjyqtarët maqedonas – nuk jemi aty për të mbrojtur afilacionet etnike. Kemi një detyrë të thjeshtë… Për fat të keq, pavarësisht akuzave, më së shpeshti faktori politik shqiptar akuzon shumicën e gjyqtarëve maqedonas për majorizim. Unë shpesh pyes: le të shohim cilat janë argumentet juridike dhe kushtetuese të kolegëve tanë, e cilat janë etnike. Nuk është e vërtetë, është e kundërta!”, theksoi Kostadinovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër