KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë

Nga Xh M
656 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 maj Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 24:00 përmbyllet afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se procesi i certifikimit vlen vetëm për subjektet e reja politike.

“Deri në orën 24 sonte, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, ka theksuar Elezi.

Ndërkohë, deri më 12 maj është afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë nga të gjitha subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Deri më tash, nga 53 parti politike të regjistruara në Kosovë, 22 prej tyre kanë njoftuar KQZ-në se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, 9 të tjera për mospjesëmarrje dhe janë formuar 3 koalicione të ndryshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër