KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se përgatitjet për zgjedhje kërkojnë kohë dhe procesi nuk është i lehtë, ndërsa data më e mundshme për mbajtjen e tyre, sipas tij, është 7 qershori, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se çështja e buxhetit për zgjedhjet ende nuk është shqyrtuar në KQZ.

“Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë…Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, tha ai pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura