Bruksel, 29 prill, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian ka vendosur të lehtësojë përkohësisht rregullat e rrepta për ndihmën shtetërore, duke u dhënë mundësi vendeve anëtare të subvencionojnë më shumë energjinë për industrinë dhe të zbusin pasojat ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Vendimi u njoftua në Bruksel, ku nënkryetarja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, deklaroi se rritja e fundit e çmimeve të energjisë kërkon një reagim të menjëhershëm.
Sipas rregullave të reja, të vlefshme deri në fund të vitit, qeveritë mund të mbështesin më bujarisht industritë me konsum të lartë energjie, si çeliku dhe kimikatet, mund të kompensohen deri në 70% e kostove shtesë për karburant dhe plehra dhe thjeshton procedurat për ndihma deri në 50 000 euro.
Komisioni Evropian theksoi se këto masa synojnë t’u japin mundësi shteteve anëtare të veprojnë shpejt, në mënyrë që kompanitë më të ekspozuara të mos dëmtohen rëndë nga kriza aktuale.
Normalisht, ndihma shtetërore në BE rregullohet në mënyrë strikte për të garantuar konkurrencë të ndershme mes kompanive nga vende më të pasura dhe atyre nga ekonomi më të dobëta.
Megjithatë, në raste emergjente, Komisioni mund të vendosë lehtësime të përkohshme, si në këtë rast, për të përballuar pasojat e konfliktit me Irani.
