‘‘Krejt Kosova si VVushtrria’’, Kurti kërkon nga qytetarët që VV-ja të arrijë 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një video nga takimi që ka pasur me qytetarë në Vushtrri.

Kurti, ka kërkuar që VV’ja të fitojë në zgjedhjet e 7 qershorit, si në Vushtrri.

‘’Vushtrria duhet me mbet qysh është, a Kosova duhet me u bo si Vushtrria. 116 me 7 qershor, veç ky numri tjetër 51.1%, ose 487 mijë vota sa i patëm, le ti tejkalojmë 500 mijë vota e le të mbërrijmë 60%’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i tij:

61% ishte rezultati i VETËVENDOSJE!-s me partnerë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Vushtrri. Më 7 qershor krejt Vushtrria edhe një herë 116, e gjithë Kosova si VVushtrria.

Në kuadër të punëve tona të mira për këtë qytet të vjetër me traditë në sport e kulturë, javën e kaluar nënshkruam kontratën për rindërtimin e stadiumit “Ferki Aliu”. Klubit të Futbollit “Vushtrria” i urojmë suksese në rrugën drejt rikthimit në Superligë.

Ju faleminderit për mikpritjen e ngrohtë mbrëmë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër