Kreu i Haraçinës Daut Beqiri nis projektin “Më afër qytetarit”

Nga D V
1,097 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se çdo ditë të premte do t’i kushtohet takimeve me qytetarët, me qëllim dëgjimin e drejtpërdrejtë të shqetësimeve, propozimeve dhe kërkesave të tyre, përcjell Zyrtare.

Sipas Beqirit, gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime individuale me secilin qytetar që dëshiron të ndajë ide apo sugjerime për zhvillimin e komunës.

Ai bëri të ditur se takimet do të organizohen me termin të caktuar paraprakisht, në mënyrë që çdo qytetar të ketë mundësinë të zhvillojë një bisedë të drejtpërdrejtë dhe çdo çështje të trajtohet me përkushtim.

“Komuna zhvillohet përmes bashkëpunimit, besimit dhe komunikimit të hapur me qytetarët”, theksoi Beqiri, duke i ftuar banorët të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Në mesazhin e tij, kryetari i Haraçinës vlerësoi se zëri dhe kontributi i qytetarëve janë të rëndësishëm për të ardhmen e komunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër