Kroacia do të japë leje për vozitje të transportuesve

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 18 shtator Zhurnal.mk – Kroacia brenda disa ditësh do të fillojë t’i pranojë kërkesat për dhënien e lejeve për vozitje të transportuesve të kamionëve dhe autobusëve nga Maqedonia.

Një hap të tillë do të ndërmarrë edhe Rumania, Çekia dhe Greqia, prej kur filluan bisedimet me vendet e zonës Shengen, paralajmëroi përfaqësuesja nga Shoqata “Makam Trans”, Muratovska.

“Rumunët kanë vendosur këtë ta bëjnë në bazë të orëve, që normalisht kushton më pak, që të llogaritet se ke qëndruar në vend gjithë ditën nëse në të vërtetë ke qëndruar vetëm 5 minuta. Çekët dhe grekët tashmë po punojnë në këtë drejtim për dhënien e lejeve për të huaj. Presim që nga fundi i tetorit të kemi një pasqyrë të qartë për ndryshimin e ligjit të këtyre vendeve.”, – theksoi Muratovska nga “Makam Trans”.

Unioni i Odave Ekonomike pret që të merret një vendim sa më i mirë në favor të transportuesve, por presin bllokada të reja.

“Kamionxhinjtë dhe logjistika do t’i mbyllin kufijtë, sepse përballen me të vërtetë me një problem të madh. Shumë vende bëjnë pjesë në zonën Shengen dhe restriksionet atje për qëndrimin e transportuesve dhe qëndrimin me ditë në ato vende paraqet problem serioz.”, – theksoi kryetari i LOE-së, Goran Gjorgievski.

Kjo procedurë duhej të negociohej që në fillim kur është sjellë rregullorja, por gjithsesi ligji duhet të respektohet, thanë nga Konfederata e Punëdhënësve.

“E përgëzoj edhe “Makam Transin” dhe Shoqatat e Asociacioneve të Transportuesve nëpër rajon, por ligji gjithsesi se duhet të respektohet. Do të mundohemi ta respektojmë ligjin dhe të nxjerrim sa më shumë transportues të licencuar, të cilët do të mund të qëndrojnë në kornizën e dhënë në 90 me 180.”, – deklaroi presidenti i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov.

Unioni i Odave Ekonomike e ka miratuar protokollin e vendosur, i cili është pjesë e sistemit të brendshëm të vendit, por kamionxhinjtë akoma bartin me vete vërtetimin në letër gjatë transportit, sepse mungon implementimi nga institucionet.

Nga Oda propozojnë ndryshime ligjore, ndërveprueshmëri dhe sistem njësportelësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër