KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj konsumatorëve me borxhe

Nga B.M
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që kanë detyrime të papaguara për shërbimet e ujit dhe kanalizimit që t’i kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat ndëshkuese.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, bazuar në të dhënat e faturimit, një numër konsumatorësh rezultojnë me borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. KRU Prishtina ka bërë të ditur se afati i fundit për realizimin e pagesave është fundi i muajit shkurt 2026.

Pagesat mund të realizohen në sportelet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” SH.A, përmes bankave komerciale, institucioneve mikrofinanciare dhe Postës së Kosovës, si dhe online përmes platformës elektronike.

Kompania ka paralajmëruar se mosrealizimi i pagesës brenda afatit të caktuar mund të rezultojë me ndërprerjen e shërbimit të furnizimit me ujë dhe dërgimin e lëndëve për trajtim te përmbaruesit privat.

Nga KRU Prishtina theksohet se pagesa e rregullt e shërbimeve ndihmon në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pastër dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër