Londër, 18 gusht Zhurnal.mk – Kryeministri britanik Andy Burnham, thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen e saj për Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë ndaj Londrës për pasojat e bashkëpunimit ushtarak me Kievin.
“Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë: të mbështesë 100 për qind Ukrainën kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, deklaroi Burnham para gazetarëve. Ai theksoi se Londra do të vazhdojë t’i ofrojë Kievit ndihmën e nevojshme për t’u mbrojtur dhe se politika britanike ndaj Ukrainës nuk ka ndryshuar me ardhjen e tij në detyrë.
“Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira. Do të jemi pranë Ukrainës në momentin e saj më të vështirë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi kryeministri britanik. Deklaratat e Burnham vijnë një ditë pasi Ambasada e Rusisë në Londër paralajmëroi Britaninë se do të “mbajë përgjegjësi” për pasojat e bashkëpunimit të saj ushtarak me Ukrainën.
