SHBA-ja dhe Kanadaja në garë me kohën për të shmangur tarifat 50% të Trumpit

Nga Xh M
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Otava, 18 gusht Zhurnal.mk – SHBA-ja dhe Kanadaja po zhvillojnë bisedime të minutës së fundit për të shmangur vendosjen e tarifave prej 50% ndaj rreth 20 miliardë dollarëve produkte kanadeze, të cilat pritet të hyjnë në fuqi pas mesnatës së të mërkurës, raporton Euronews.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se tarifat do të zbatohen nëse nuk arrihet marrëveshje në kohë.

Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se bisedimet janë “shumë intensive dhe delikate”, ndërsa të hënën ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Trumpin.

Sipas Euronews, masat e paralajmëruara do të preknin një gamë të gjerë produktesh kanadeze.

SHBA-ja po i kërkon Kanadasë të blejë më shumë pajisje ushtarake amerikane, përfshirë avionët F-35, t’i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore “Golden Dome” dhe të mundësojë qasje më të madhe në mineralet kritike.

Kanadaja, ndërkaq, kërkon lehtësim nga tarifat ekzistuese amerikane ndaj çelikut, aluminit dhe drurit të butë.

“Ka një shtytje mjaft të fuqishme nga të dyja palët për të gjetur një rrugëdalje”, ka deklaruar Ryan Majerus, ish-zyrtar amerikan i tregtisë.

Ministri kanadez i Tregtisë, Dominic LeBlanc, është takuar të hënën me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Jamieson Greer, duke thënë se “puna po vazhdon”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër