Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Pejë, kërkon trajtim me seriozitet të rasteve penale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku ka takuar prokurorët e kësaj prokurorie dhe ka diskutuar për funksionimin e institucionit, trajtimin e rasteve penale dhe sfidat me të cilat përballen.

Në këtë vizitë, Gashi është shoqëruar nga zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Koordinatori Nacional për Rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, si dhe drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi.

Gjatë takimit me prokurorët, Kryeprokurori i Shtetit ka theksuar se çdo rast penal duhet të trajtohet me seriozitet, përgjegjësi dhe ndjeshmëri, duke marrë parasysh natyrën, peshën dhe rrezikshmërinë e veprës penale. Ai ka kërkuar gjithashtu që në secilin rast të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.

“Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, z. Bahri Hyseni, prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Ersan Qavolli, njëherësh Koordinator Nacional për Rastet e Dhunës në Familje, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Pejë. Gjatë takimit me prokurorët e kësaj prokurorie, Kryeprokurori i Shtetit ka theksuar se çdo rast penal duhet të trajtohet me seriozitetin, përgjegjësinë dhe ndjeshmërinë e duhur, duke marrë parasysh natyrën, peshën dhe rrezikshmërinë e veprës penale, si dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale. Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajtimit të rasteve të dhunës në familje, me ç’rast Kryeprokurori Gashi ka kërkuar vigjilencë, kujdes dhe profesionalizëm institucional në të gjitha këto raste, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të rrezikut, reagimit në kohë dhe mbrojtjes efektive të të drejtave të viktimave në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim Kryeprokurori i Shtetit i ka njoftuar prokurorët e Prokurorisë Themelore në Pejë për themelimin e mekanizmave në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së punës brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të prokurorëve, si dhe për caktimin e prokurorëve mbikëqyrës nëpër prokuroritë e vendit, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore në Pejë.

“Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit është njoftuar nga ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores, znj. Valbona Haxhosaj, dhe prokurorët e kësaj prokurorie lidhur me gjendjen e përgjithshme, ngarkesën me lëndë, sfidat dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër