Kryetari i Kuvendit mbajti fjalim para studentëve të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Evropës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti fjalim para delegacionit prej 36 studentë ndërkombëtarë në studimet pasuniversitare nga Departamenti i Transformimit dhe Integrimit Evropian në Kolegjin e Evropës – Kampusi i Tiranës, nga 19 vende evropiane, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të vizitës studimore. Në fjalim, u theksua se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktimi afatgjatë dhe strategjik, por edhe procesi që duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

Kryetari Gashi u ndal edhe te kompleksiteti i procesit të aderimit. Theksoi se nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, i cili konfirmoi perspektivën e qartë evropiane të vendeve të rajonit sapo të përmbushen kushtet dhe kriteret e nevojshme, kanë kaluar 23 vjet dhe duke pasur parasysh rrethanat e ndryshuara, e vlerësoi zgjerimin e BE-së sot si çështje sigurie dhe stabiliteti.
E theksoi edhe rëndësinë e vlerësimit të kompromiseve, duke kujtuar se vendi e ndryshoi emrin me qëllim të integrimit euroatlantik, por hapja e kapitujve për anëtarësim në BE mungoi. Theksoi më tej edhe rëndësinë e përfundimit të detyrave të brendshme të vendeve kandidate, përkatësisht përmbushjen e agjendës së reformave dhe zbatimin e reformave në fushat e tilla si sundimi i ligjit, kapitali njerëzor, tranzicionet digjitale dhe të gjelbra dhe ekonomia si themele për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe afrimin me standardet evropiane.

Lidhur me Kuvendin, përsëriti angazhimin e tij për një Dhomë Ligjvënëse të hapur, si dhe për zbatimin e standardeve më të larta në mënyrë që t’u përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve.

Pas fjalimit të Kryetarit Gashi, pasuan pyetjet nga studentët në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, më pas marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe më gjerë, si dhe rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër