KSHZ-ja i publikoi rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në katër komuna, vijon afati për ankesa

nga D. V.

Shkup, 12 janar – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje i kumtoi rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë, në bazë të procesverbaleve origjinale nga vendvotimet. Sipas këtyre të dhënave, në Gostivar më së shumti vota fitoi Valbon Limani nga AKI, në Mavrovë Rostushë Oner Jakupovski nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, në Komunën Vrapçisht Isen Shabani nga AKI, përderisa në Qendra Zhupë kishte vetëm një kandidat – Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni. 

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko theksoi se nga momenti i kumtimit të rezultateve fillestare zyrtare, gjegjësisht prej sot në orën 15, vijon afati prej 48 orëve për ankesa për grumbullimin dhe përcaktimin e rezultateve të votimit. Përkujtoi se prej dje nga mbyllja e vendvotimeve vijon afati, gjithashtu prej 48 orëve, për ankesa në lidhje me procedurat e votimit. 

Nëse në këto afate të parapara nuk ka ankesa, tha kryetari i Komisionit, KSHZ të mërkurën pasdite në mbledhje do t’i publikojë rezultatet fillestare zyrtare nga zgjedhjet e përsëritura lokale. 

Në Gostivar, jehona ishte 28,72 për qind, gjegjësisht votuan 23 799 nga gjithsej 82 870 votues. Kandidati Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN ka marrë gjithsej 7 510 vota, përderisa kandidati i AKI-së, Valbon Limani 15 345 vota.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në Mavrovë Rostushë nga 10 575 votues gjithsej votuan 3021 votues, gjegjësisht 28,57 për qind. Kandidati Oner Jakupovski nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka marrë 1 982 vota, ndërsa kandidati Anes Ahmeti nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja 961vota. 

Në komunën Vrapçisht janë regjistruar 27 279 votues në Listën Zgjedhore, ndërsa votuan 8 791 votues, gjegjësisht 32,23 për qind. Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) Isen Shabani ka marrë gjithsej 5414 vota, ndërsa Zulhajrat Demiri kandidat i pavarur 3 135 vota. 

Në Qendra Zhupë në Listën Zgjedhore janë regjistruar 7 562 votues, ndërsa votuan 1 003 votues, që përfaqëson dalje prej 13,26 për qind. Kandidati nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Arijan Ibraim ka marrë 973 vota. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More