KSHZ miratoi plan financiar prej 153,2 milionë denarëve dhe i rrumbullakësoi përgatitjet për zgjedhjet lokale

Nga B.M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 janar – Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e sotme i miratoi procesverbalet nga mbledhjet 164 dhe 165 dhe solli disa vendime lidhur me punën financiate dhe organizimin teknik të zgjedhjeve të ardhhsme të caktuara për më 11 janar 2026.

Komisioni e miratoi Propozim-vendimin për ndarje të avanseve për të punësuarit në KSHZ dhe personave të angazhuar për transportin e materialit të besueshëm zgjedhor. Me këtë vendim rregullohen shpenzimet për perosnat të cilët do zë ëbjnë dorëzimin e materialeve në komumant Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçisht.

Siç theksoi anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, me rastin e organizimit të zgjehdjeve të ardhshme lokale në komunat e cekura, KSHZ sjellë vendim për caktim të avanseve për të punësuarit në KSHZ, personat të cilëlt janë të angazhuar nga ana e KSHZ-së, si dhe perosnave të tjerë të përfshirë për transportin dhe dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u konstatua edhe shuma e maksiomumit të arkës për vitin 2026, e cila do të jetë gjithsej 300.000 denarë. Siç theksoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova, ky vendim, për realizimin e të cilit është angazhuar Sektori për kontabilitet dhe pagesa, hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërkaq do të zbatohet në mënyrë retroaktive prej 1 janarit 2026.

Në rend dite ishte edhe Plani financiar i KSHZ-së për vitin 2026, sipas të cilit Komisioni shtetëror zgjedhor në këtë vit kalendarik do të disponojë me buxhet të përgjithshëm prej 153.196 denarëve.

Në mbledhje u miratua edhe Udhëzimi për votim për zgjedhjet lokale, me çka u rrumbullakësuan procedurat juridike dhe teknike para votimit të së dielës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër