Kurti: Jam optimist, kam vullnetin e mirë për të formuar institucionet

Nga Xh M
1,346 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës së bashku me Hekuran Muratin, para takimit të planifikuar me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun.

Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e ardhshme, duke theksuar se qëllimi është konstituimi i Kuvendit, formimi i institucioneve dhe vazhdimi i punës qeverisëse.

“Unë jam optimist, sepse e kam vullnetin e mirë. Kjo do të thotë ta konstituojmë Kuvendin, t’i formojmë institucionet dhe të qeverisim mirë, sepse kemi shumë projekte”, ka deklaruar Kurti.

Nga ora 18:00 pritet të zhvillohet takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gazetari Burim Zariqi, duke raportuar drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me këtë takim, i cili vjen mbahet pas ftesës që Kurti u bëri dje partive poltike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër