Kurti: Kosova mirënjohëse për SHBA-në dhe aleancën e pazëvendësueshme

Nga D. V.
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar kontributin amerikan në lirinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Në një postim pas pjesëmarrjes në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Kurti ka përkujtuar vlerat themelore të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë, janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit,” ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se populli i Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta, ndërsa ka shtuar se përvoja e Kosovës është e lidhur ngushtë me mbështetjen amerikane.

“Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane,” ka deklaruar ai.

Kurti gjithashtu u shpreh mirënjohës për SHBA-në, duke theksuar se Kosova mbetet falënderuese për “ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme” me Shtetet e Bashkuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër