Kurti në Ditën e Pavarësisë të Ukrainës: Kosova qëndron në krah të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

nga L. M

Me rastin e Ditës Kombëtare të Ukrainës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të mbështetur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Ukrainës.

Në një postim në platformën X, Kurti theksoi se Kosova qëndron krah Ukrainës dhe popullit të saj të guximshëm përballë agresionit të Rusisë, duke kontribuar përmes sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe strehosjes së qytetarëve ukrainas në Kosovë.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Ukrainës, riafirmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të saj, si dhe përpjekjet e aleatëve tanë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shkroi Kurti.

Ai shtoi se Kosova vazhdon të qëndrojë në unitet kundër luftës, dhe në përkrahje të paqes në Ukrainë./IndeksOnline

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More