Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj, Zhurnalmk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, si dhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit.

Në një postim në rrjetin social X, me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.

“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e Republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se kjo ditë është edhe moment për të kujtuar ata që kanë dhënë jetën për vlerat e lirisë, barazisë dhe demokracisë.

“Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër