Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Nga D V
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në fillim të takimit, i cili u zhvillua në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, gjeneralmajori Ulutaş e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjatë takimit, Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Po ashtu, bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Sipas njoftimit, në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër