Kos: Nevojitet konsensus politik për Kodin Zgjedhor që RMV të marrë 4 milionë euro

Nga D V
1,121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – “I bëj thirrje të gjitha partive politike për konsensus rreth Kodit Zgjedhor, sepse kjo do të jetë në dobi të shtetit dhe do ta përshpejtojë procesin e negociatave të anëtarësimit”, deklaroi sot në Shkup komisarja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut ka realizuar 90 për qind të dhjetë reformave që duhej të përmbusheshin deri më 15 korrik, ndërsa 10 për qind e mbetur lidhet pikërisht me Kodin Zgjedhor, i cili duhet të miratohet. “Prandaj i ftoj të gjitha partitë politike në konsensus, sepse kjo do të jetë në dobi të shtetit dhe do ta përshpejtojë procesin e negociatave”, tha Kos në konferencën për shtyp në Qeveri.

Ajo kujtoi se miratimi i Kodit Zgjedhor është vetëm një pjesë e Planit të Rritjes së BE‑së, i cili vlen për të gjitha vendet kandidate. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, që të hapë zyrtarisht klasterët e negociatave, duhet të përmbushet parakushti i kornizës negociuese – përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës.

“Reformat sjellin përfitime konkrete për qytetarët”
“Reformat janë në zemër të procesit të anëtarësimit dhe sjellin përfitime konkrete për qytetarët, më shumë mundësi për të rinjtë dhe një ekonomi më të qëndrueshme. Shohim hapa inkurajues. RMV është ndër vendet më të suksesshme sepse është e harmonizuar me standardet evropiane dhe prandaj u kualifikua për fonde shtesë nga Plani i Rritjes”, tha Kos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër