Kurti priti në takim Oficerin Komandues të USS Pearl Harbor, Alban Dervishi

Nga Xh M
317 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 mars – Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim Oficerin Komandues të anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komandant Alban Dervishi.

Kryeministri Kurti e falënderoi oficerin komandues shqiptaro-amerikan për vizitën dhe u shpreh i lumtur për sukseset e tij në Forcat Detare të SHBA-së, duke e vlerësuar si shembull të angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit.

Ata biseduan për bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë Gardën Kombëtare të Ajovës (Iowa). Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës e falënderues për mbështetjen e aleatëve amerikanë në forcimin dhe avancimin e FSK-së.

Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi se Kosova është e përcaktuar qartë në rrugën e saj për integrim euro-atlantik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër