Kurti takon në Davos ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide

nga D V

Dita e dytë në Davos e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nisi me një takim bilateral në margjina të Forumit Ekonomik Botëror me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, raporton Ekonomia Online.

“Sot do ta kemi nënshkrimin e marrëveshjes për EFTA e cila është një arritje e madhe. Ne kemi patur rritje të konsiderueshme në katër vitet e fundit, 6 për qind të BPV-së mesatarisht, duke mos shkuar asnjëherë poshtë 4 për qind. Ne duam të vazhdojmë të rritemi por eksportet janë shumë të rëndësishme, e eksporti i të mirave dhe shërbimeve është i përfshirë tashmë në EFTA”, u shpreh kryeministri në fillim të takimit.

Në vijim, kryeministri e falënderoi shtetin e Norvegjisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e rrugëtimin në procesin e integrimit evropian.

“Palët biseduan edhe rreth sfidave të përbashkëta të sigurisë e adresimit të tyre dhe rëndësisë së bashkërendimit. Kryeministri Kurti theksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, krahas linjëzimit të Kosovës me BE-në dhe shtetet anëtare në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, thuhet në njoftim.

Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Norvegjisë dhe bashkëpunimin e fuqishëm të dyanshëm, kryeministri e falënderoi ministrin Eide për bashkëbisedimin dhe shkëmbimin në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More