Kurti uron Magyer për fitoren e zgjedhjeve në Hungari

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 prill Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar liderin e partisë Tisza të Hungarisë, Peter Magyar, për triumfin e tij në zgjedhjet parlamentare.

Në një reagim të publikuar në platformën “X”, Kurti theksoi se Kosova e mirëpret përkrahjen e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave evropiane dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen.

“Urime Peter Magyar për fitoren në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim me padurim të bashkëpunojmë”, ka deklaruar Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër