Kusari-Lila nënshkruan inicimin e procedurës të ligjit për çmimet tavan

Nga D. V.
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se pas miratimit të agjendës legjislative në Qeverinë e Kosovës, ka nënshkruar inicimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan).

Përmes një postimi në Facebook, ministrja tha se ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin dhe për të garantuar stabilitet në treg.

Sipas Kusari-Lilës, ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur qytetarët përballen me:

– rritje të papritura të çmimeve;

– mungesë të produkteve themelore;

– çrregullime në furnizim.

“Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik. Duke adresuar edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, po ndërtojmë një kornizë më të fortë, më të qëndrueshme dhe ligjërisht solide. Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër