Kushtetuesja refuzoi nismën për kushtetutshmërinë e rritjes lineare të pensioneve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut e ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të penzioneve. Kjo nismë kishte ardhur pasi Qeveria e RMV-së kishte rritur pensionet në mënyrë lineare.

Në vlerësimin e Kushtetueses, nuk do të ketë nevojë për shqyrtimin e nenit 2 nga Ligji për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.

Në përputhje me nenin 38 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, janë plotësuar kushtet për refuzimin e nismës.

Gjykata Kushtetuese edhe në muajin mars e ndalon procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025, duke përfunduar kështu shqyrtimin e rritjes lineare të pensioneve. Siç informuan ata, propozimi nuk mori shumicën dhe akti mbetet në rendin juridik.

Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025 u iniciua sepse, sipas Gjykatës, rritja lineare e pensioneve që ajo parashikon mund të shkelë barazinë kushtetuese, të drejtën e pronës dhe parimin e sigurimit social, pasi i trajton pensionistët me kontribute të ndryshme në mënyrë të barabartë dhe krijon efekte joproporcionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër