Kuvendi konstatoi sot dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Nga D V
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Kuvendi, në kuadër të seancës së 104-të të sotme, konfirmoi dorëheqjen e zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
Zëvendëskryeministri Fetai dha dorëheqjen më 1 qershor, duke njoftuar vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një postim në Facebook, Fetai tha se po largohej nga detyra me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër.

“Ky është një vendim i menduar mirë, i marrë me bindjen se është hapi më i drejtë dhe dinjitoz në rrethanat aktuale. Gjatë këtyre dy viteve, kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reformat që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe sundimit të ligjit. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër