Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin, çfarë pritet të miratohet

Nga R.ZH
1,051 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancë plenare, që nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë më shumë se zakonisht.

Seanca do të hapet me një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Megjithatë, Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të vijojë bojkotin e seancave plenare, duke kushtëzuar rikthimin në Kuvend me shqyrtimin nga mazhoranca të kërkesave të protestuesve.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu votimi i disa projektligjeve, si dhe miratimi i një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025.

Projektrezolutat u diskutuan gjatë seancës së kaluar, ndërsa në mbledhjen e sotme pritet të hidhen në votim.

Rendi

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.7.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

4. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”.

5. Projektligji “Për censin e bujqësisë”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”.

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës TiranëDurrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”.

11. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025″.

12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

13. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

14. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″.

15. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

16. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

17. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025″.

18. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

19. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

20. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

21. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

22. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

23. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër