Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministrin Gonxhja

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Kuvendi zhvillon sot në ora 10:00 seancën plenare, ku në rend të ditës përfshihet një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, lidhur me masat e marra për sezonin e ri turistik.

Po ashtu, Kuvendi do të zhvillojë një seancë pyetje–përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, e kërkuar nga deputeti Klevis Balliu, lidhur me situatën e punonjësve të policisë së burgjeve.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje, mes të cilëve projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”.

Gjithashtu, në rend dite është projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër