Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i marrin pensionistët

Nga D. V.
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama u tha pensionistëve se të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës për shkak të konfliktit në Iran do t’u kalojnë atyre.

Në bashkëbisedimin me pensionistë, ndërsa nga dje ka nisur shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja, Rama u ndal tek premtimet për bonusin dhe debatet që ato shkaktuan.

“Vitin e shkuar thanë po e japin bonusin për fushatë. Këtë vit s’kemi fushatë. Bonusi s’ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju kemi premtuar. I është shtuar buxhetit fitimet nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot”, tha Rama.

Sipas tij, të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i marrin pensionistët.

“Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët prej kohësh prisnin këtë që ne bëmë, dyfishimin e ndihmës për personat me aftësi të kufizuara. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi dhe fillon tani dyfishimi i ndihmës. Është vendosur që sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do i paguajë shteti”, tha kryeministri Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër