Prishtinë, 11 shtator Zhurnal.mk – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë të dielën, më 13 shtator, nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të mbahet në Sallën e Seancave.
Në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Edhe të premten ka dështuar zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit nga PDK dhe LDK.
Deputetët e Vetëvendosjes as në senacën e së premtes nuk votuat për propozimet e këtyre dy partive që Vlora Çitaku e Kujtim Shala të zgjidhen nënkryetar.
