Kuvendi vazhdon me pyetjet e deputetëve të opozitës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot do të vazhdojë seancën e 130-të me pyetjet e deputetëve të opozitës, të ndërprera më 12 nëntor pas kërkesave për pauza nga deputetët opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sqaroi se pas interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Punës, shumica dhe opozita janë marrë vesh që në të ardhmen pauzat të mos llogariten në dy orët e parapara për pyetjet e deputetëve, por njëkohësisht të bëhet kujdes që ato të mos e vonojnë parashtrimin e pyetjeve.
Në rend dite janë edhe disa zgjidhje ligjore dhe propozim-vendime, ndër të cilat ndryshimet e Ligjit për Privatizimin dhe Qiranë e Tokës Ndërtimore, ligjet për ndërtimin dhe peshkimin e akuakulturën, si dhe propozimet për zgjedhjen e anëtarëve në trupat dhe delegacionet e Kuvendit. Deputetët do të diskutojnë edhe për rezolutën për politikën e migracionit për periudhën 2026–2030.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër