Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, opozita bllokon foltoren

Nga D. V.
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputetë e PD-së bllokuan sot foltoren e Kuvendit, ndërsa kreu i kësaj partie Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën për procedurë.

Peleshi vijoi me rendin e ditës ku u shtua votimi i ndryshimeve në qeveri.

Në seancën e sotme plenare, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen për votim të dekreteve për emërimin e ministrave të rinj.

“Në frymën e Kushtetutës shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë. Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, t’i falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030”, tha Balla.

Ndërkohë deputetët e PD-së vijuan bllokimin e foltores.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër